Mutlu Demirtaştan
13 korrik 2022•Përditësim: 14 korrik 2022
Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe i kombëtares së futbollit të Anglisë, Wayne Rooney, është emëruar trajner i DC United, katër herë kampion i ligës amerikane MLS, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e klubit nga Washingtoni thuhet se me 36-vjeçarin Rooney është nënshkruar kontratë, por nuk është dhënë asnjë informacion për kohëzgjatjen e saj.
Si lojtar, Rooney veshi fanellën e DC United për dy sezone ndërsa përvojën e parë si trajner e pati në vitin 2022 në skuadrën e Derby County.