Selçuk Buğra Gökalp
17 gusht 2022•Përditësim: 18 gusht 2022
Futbollisti gjerman Thilo Kehrer i është bashkuar skuadrës West Ham United, njoftoi klubi anglez i Premierligës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate zyrtare, mbrojtësi 25-vjeçar u largua nga Paris Saint-Germain për t’iu bashkuar klubit të Londrës Lindore me një kontratë katërvjeçare, me opsion për ta zgjatur atë për dy vjet.
Menaxheri i West Ham United-it, David Moyes, e përshkroi Kehrer-in si një lojtar që është "i ri, i talentuar, i motivuar dhe me vite të kulminacionit të karrierës përpara tij".
"Jam shumë i kënaqur që mirëpres Thilo-n në West Ham United", tha Moyes.
"Ai është një lojtar i talentuar, i cili mund të luajë në një numër pozicionesh mbrojtëse, duke u shtuar forcë dhe thellësi opsioneve tona aktuale", shtoi ai.
Ndërkaq, Kehrer tha se është "i emocionuar për nënshkrimin e kontratës me West Ham United-in".
"Kjo është liga më e mirë në botë dhe unë jam i emocionuar që do të vij të luaj në Premierligë", tha futbollisti gjerman.
Qendërmbrojtësi fitoi tre tituj të ligës franceze "Ligue 1" me PSG-në në vitet 2019, 2020 dhe 2022. Ai do të veshë fanellën me numër 24 gjatë kohës së tij me West Ham-in.