Can Erözden
17 gusht 2022•Përditësim: 18 gusht 2022
Serena Williams, 23 herë kampione në Grand Slam, e cila në fillim të këtij muaji tha se "do të largohet nga tenisi", u eliminua në Western&Southern Open 2022 (Cincinnati Masters), të kompetecionit WTA 1000 në Ohio, raporton Anadolu Agency (AA).
Në xhiron e hapjes të Cincinnati Masters të mbajtur dje, tenistja 19-vjeçare britanike Emma Raducanu, mbrojtësja e titullit kampione e US Open, mposhti kundërshtaren e saj 40-vjeçaren amerikane Williams me rezultat 6:4, 6:0 në sete. Ndeshja zgjati një orë e pesë minuta.
Raducanu kaloi në fazën 1/32, ku do të përballet me tenisten bjelloruse Victoria Azarenka.
"Mendoj se ne të gjithë duhet të nderojmë Serenën dhe karrierën e saj të lavdishme. Jam shumë mirënjohës për përvojën, që kisha mundësinë të luaj me të dhe që karriera jonë u gërshetua, dhe gjithçka që ajo ka arritur është kaq frymëzuese", deklaroi Raducanu pas fitores, duke shtuar: “Ishte një nder i vërtetë të ndaja fushën me të”.
Javën e kaluar, Williams la të kuptohet se do të tërhiqej nga tenisi pas US Open të këtij viti.
"Nuk më ka pëlqyer kurrë fjala pension. Nuk më duket si një fjalë moderne. E kam menduar si një tranzicion, por dua të jem e ndjeshme se si e përdori këtë fjalë, që do të thotë diçka shumë specifike dhe e rëndësishme për një komunitet njerëzish”, tha Williams më herët për revistën Vogue.
"Ndoshta fjala më e mirë që të përshkruaj atë që jam duke bërë është evolucion. Unë jam këtu për t'ju thënë se po largohem nga tenisi, drejt gjërave të tjera që janë të rëndësishme për mua", shtoi ajo.
US Open 2022, Grand Slam i katërti dhe i fundit i vitit, do të fillojë më 29 gusht në Nju Jork.
Williams, e cila renditet e 402-ta në botë, siguroi 23 tituj Grand Slam për femra, duke përfshirë gjashtë kampionate të US Open, i fundit në 2014.