Can Erözden
16 gusht 2022•Përditësim: 16 gusht 2022
Skuadra e Juventusit ka mposhtur Sassuolo-n me rezultat prej 3-0 për një fillim të mirë të sezonit 2022-23 të Seria A-së italiane, raporton Anadolu Agency (AA).
Në minutën e 26-të, futbollisti i ri i skuadrës vendase, Angel Di Maria, shënoi një goditje me të majtën për të kaluar Juventusin në epërsi 1-0 në Allianz Stadium.
Sulmuesi serb Dushan Vlahoviq shënoi nga penalltia para pushimit, ndërsa Juventus udhëhoqi pjesën e parë 2-0.
Vlahoviq sërish shënoi për 3-0 në minutën e 51-të për t’i dhënë fund ndeshjes.
Juventus mori tri pikë për të zënë vendin e dytë në tabelën e ligës pas liderit Napoli.