Bedrudin Brlyavac
11 Janar 2019•Përditësim: 11 Janar 2019
LONDËR (AA) – Trajneri portugez, Jose Mourinho, i cili më 18 dhjetor të vitit të kaluar u shkarkua në Manchester United, zbuloi se çfarë mendon për marrjen e mundshme të Benfica-s, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pasi u pushua nga United, shumë media e lidhnin Mourinhon me disa klube, përfshirë Real Madridin por edhe Benfica-n nga Portugalia.
Megjithatë, portugezi porositi se nuk planifikon kthimin në atdhe.
“Nuk kam marrë ofertë zyrtare. Megjithatë, edhe nëse të merrja, mund të them se nuk e kam ndërmend të punojë në Portugali”, shkurt tha Mourinho para gazetarëve.
Në karrierën e deritanishme ai ka stërvitur Benficu, União de Leiriu, Porto, Chelsea, Inter Milan, Real Madrid dhe Manchester United.