Süleyman Elçin
26 Qershor 2020•Përditësim: 26 Qershor 2020
Universiteti Akdeniz (Mediterranean University) në qytetin Antalya të Turqisë njoftoi se është bërë nënë Derya Sert, e cila ka kryer transplant të mitrës nga kadavra, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga universiteti thuhet se "Ka përjetuar gëzimin e amësisë Derya Sert ndaj së cilës është kryer transplanti i parë i suksesshëm në botë më 8 gusht 2011".
Ndërkohë mësohet se gjinia e foshnjës është mashkull.
Ndërsa në lidhje me procesin, pritet që të mbahet një konferencë për media.
Nëna 23 vjeçare Derya Sert nuk mund të mbetej shtatzënë për shkak se nuk kishte mitër. Asaj mitra iu transplantua me një operacion të kryer për 7 orë më 8 gusht 2011 që u zhvillua nga një ekip nën kryesimin e prof. dr. Ömer Özkan, lektor në Departamentin e Kirurgjisë Plastike dhe Rindërtuese në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Akdeniz në Antalya.