Kemal Karadağ
05 Dhjetor 2017•Përditësim: 05 Dhjetor 2017
ANKARA (AA) – Së paku 13 terroristë janë neutralizuar gjatë sulmeve të forcave ajrore turke mbi strehimoret e organizatës terroriste PKK në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e Armatosura Turke njoftuan se bëhet fjalë për sulm të cilin bombarduesit turq e kryen më 02 dhjetor në vargun malor Gara, Zap dhe Avasin-Basyan.