İlker Girit
10 Janar 2017•Përditësim: 10 Janar 2017
GAZIANTEP (AA) – Trupat e dy ushtarëve të cilët kanë rënë dëshmorë gjatë betejës për të marrë qytetin sirian të Al-Bab-it janë kthyer në Turqi, bëri të ditur një zyrtar i sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreshteri i këmbësorisë Kivanc Kasikci nga provinca Çanakkale dhe rreshteri i xhandarmërisë Muhammet Duran nga Adana, humbën gjurmët më 29 nëntor gjatë operacionit për të marrë Al-Bab-in nga DEASH-i.
Ata u kthyen në Gaziantep në Turqinë jugore dhe më pas do të dërgohen në krahinat e tyre, tha zyrtari në kushte anonimiteti.
Ushtarët e rënë shërbenin në Siri si pjesë e operacionit “Mburoja e Eufratit”, që filloi në gusht për të pastruar kufirin verior të Sirisë nga terroristët.