Burcu Çalık,Sarp Özer
10 Janar 2017•Përditësim: 10 Janar 2017
ANKARA (AA) - Në vazhdën e operacionit "Mburoja e Eufratit" kundër objektivave terroriste në veri të Sirisë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) janë qëlluar 367 objektiva të DEASH-it dhe janë neutralizuar 19 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
TSK ka njoftuar mbi zhvillimet e operacionit "Mburoja e Eufratit" të kryer deri në orën 07.00 të ditës së sotme.
Gjithashtu bëhet e ditur se nga grupet e Forcave me detyrë speciale të përbërë nga elementët opozitarë më mbështetjen e zjarreve intensive nga toka dhe ajri kanë vazhduar kryerjen e planit të ofensivës për marrjen nën kontroll të rajonit El Bab.
Janë qëlluar 367 objektiva
Në kuadër të ofensivës vihet në dukje se janë qëlluar 340 objektiva të organizatës terroriste DEASH si vende strehimore, pozicione mbrojtjeje, qendra kontrolli të cilat përdoreshin nga pjesëtarët e organizatës.
TSK me anë të një sulmi ajror të kryer ndaj 27 objektivave të organizatës terroriste DEASH kanë shkatërruar strehimoret, pozicionet e mbrojtjes, si dhe qendra kontrolli të cilat përdoreshin nga anëtarët e organizatës.
Më tej në kuadër të operacionit brenda ditës janë neutralizuar 19 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH si dhe janë asgjësuar 3 mortajahedhëse, 3 automjete të armatosura dhe një automjet me top të montuar të llojit 1x57 mm.
Ekipet për zbulimin dhe asgjësimin e lëndëve shpërthyese në rajonet e pastruara nga organizata terroriste DEASH, që nga fillimi i operacionit e deri më sot kanë kryer asgjësimin e 2.821 lëndëve shpërthyese artizanale dhe të 43 minave.