Ekip
30 Nëntor 2020•Përditësim: 30 Nëntor 2020
Nesër që nga ora 09.00 fillon votimi për fotografitë të cilat sipas Anadolu Agency (AA) i përkasin ngjarjeve më kryesore në vitin 2020.
Në përfundimin e votimit, "fotografitë e vitit" do të bëhet përzgjedhja e fotove në tre kategori në mesin e fotografive më të rëndësishme të fotoreporterëve dhe gazetarëve të AA-së që kanë ndikuar Turqinë dhe axhendën botërore.
Në votimin e "fotografive të vitit" të cilin AA e ka filluar për herë të parë në vitin 2012, edhe këtë vit do të jenë të hapura për votim me titra në turqisht dhe anglisht 76 fotografitë më të përzgjedhura që janë përcaktuar në mesin e 750 mijë fotografive të publikuara në kategoritë "Lajm", "Jetë" dhe "Sport" nga rajone të ndryshme gjeografike të botës, përfshirë Turqinë, Kinën, Libanin, Iranin, Sirinë, Greqinë, Skocinë, Rusinë, SHBA-në, Francën, Libinë, Indinë, Kolumbinë, Palestinën, Azerbajxhanin, Irakun, Bosnjë e Hercegovinën, Filipinet, Arabinë Saudite, Tajlandën dhe Brazilin.
Në garën tradicionale të "fotografive të vitit" ku çdo vit marrin pjesë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ministra, politikanë, sportistë dhe shumë artistë, edhe këtë vit ndodhen 31 fotografi në kategorinë e lajmeve, 30 në kategorinë "jetë" dhe 15 fotografi në kategorinë e sportit.
Në përzgjedhjen e cila përfshin kornizat e përcaktuara nga editorët e fotove të AA-së, ndodhen fotografi të temave të ndryshme si politika, sporti, jeta dhe zhvillimet e nxehta që përdoren shpesh në organet publikuese të mediave të rëndësishme botërore.
Vitin e kaluar në votimin për "Fotografitë e Vitit" morën pjesë 279 mijë persona ndërsa votimi do të vazhdojë deri më 31 dhjetor nga faqet e internetit "aa.com.tr/yilinfotograflari" dhe "aa.com.tr/photooftheyear".