Cankut Taşdan
30 Nëntor 2020•Përditësim: 30 Nëntor 2020
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Turqisë njoftoi se janë neutralizuar 4 terroristë të PKK/YPG-së të cilët tentuan të infiltrohen në zonën e operacionit “Burimi i Paqes” në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga ministria thuhet "Me ndërhyrjen e suksesshme të forcave tona komando u neutralizuan 4 terroristë të PKK/YPG-së”.
Sipas njoftimit, terroristët tentuan të infiltrohen në zonën e operacionit “Burimi i Paqes” për të prishur qetësinë dhe mjedisin e sigurisë.