Barış Gündoğan
06 Tetor 2021•Përditësim: 06 Tetor 2021
Me punën e koordinuar të Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe Organizatës së Inteligjencës Kombëtare (MIT), u neutralizuan 4 anëtarë të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në Twitter, thuhet se 4 terroristë të PKK-së të zbuluar në rajonin Hakurk në veri të Irakut u neutralizuan në një operacion ajror, si rezultat i punës së koordinuar të Forcave të Armatosura Turke dhe MIT.