Selman Tür
22 korrik 2019•Përditësim: 22 korrik 2019
Policia turke në juglindje të vendit në një maunë ka gjetur dhe konfiskuar një ton marijuanë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste PKK dhe në bazë të të dhënave të inteligjencës, policia turke kreu aksion të suksesshëm të konfiskimit të marijuanës në hyrje të qytetit Batman.
Qeni nuhatës policor “Maya” zbuloi marijuanën e cila ishte fshehur brenda gypave PVC në maunë.
Shoferi i automjetit është arrestuar, ndërsa në rrjedhë është hetimi për rastin.
Kultivimi dhe kontrabanda e marijuanës dhe opiateve të tjera është një nga burimet kryesore të financimit për terroristët e PKK-së që operojnë në rajonet malore të paarritshme në juglindje të Turqisë dhe në vendet fqinje të Irakut dhe Sirisë.