Nurullah Kalay
16 Prill 2017•Përditësim: 16 Prill 2017
MANISA (AA) – Në fshatin Kayranokxhular, në provincën Manisa të Turqisë, ka përfunduar votimi për referendumin rreth ndryshimeve kushtetuese, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lagje jetojnë 18 njerëz, 12 nga të cilët me të drejtë vote.
Në ora tetë sipas kohës lokale, banorët kishin ardhur për të kryer obligimin qytetar, për çka vendvotimi kishte qëndruar i hapur vetëm 12 minuta, ndërsa më pas banorët u janë kthyer punëve të përditshme.
Votuesi më i moshuar, njëherësh kryeplak i fshatit Kayranokxhular, është Ahmet Ali Yigit (73), ndërsa votuesi më i ri është kushëriri i tij Veli Yigit (29).
Yigit tha se i tërë procesi i votimit ka zgjatur 12 minuta, dhe se do të presin hapjen e kutisë që do të bëhet në orën 17:00 sipas kohës lokale (16:00 KQE).