Faruk Zorlu
31 Gusht 2020•Përditësim: 31 Gusht 2020
Policia në Turqi ka sekuestruar 87.4 kilogramë heroinë në lindje të vendit, theksuan sot autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Drejtoria e sigurisë provinciale tha se 45.2 kilogramë heroinë u gjetën në një minibus të ndaluar në autostradën Van-Hakkari në distriktin Gurpinar të provincës Van.
Një qen nuhatës ndihmoi në kontroll, ndërsa shoferi i identifikuar me inicialet M.C. u arrestua dhe gjykata lokale më vonë e mbajti të dyshuarin në paraburgim.
Ndërkohë, forcat turke të sigurisë po ashtu sekuestruan 42.2 kilogramë heroinë në mesin e drogave tjera të paligjshme gjatë një operacioni kundër narkotikëve në provincën lindore Agri, tha guvernatori lokal.
Në një operacion të përbashkët nga ekipet e policisë Agri dhe Van, droga e paligjshme u sekuestrua në një makinë, thuhet në një deklaratë.
Policia arrestoi shoferin gjatë bastisjes.