Alpaslan Körükcü
31 Gusht 2020•Përditësim: 01 Shtator 2020
DJ dhe producenti gjerman, Ben Böhmer ka vizituar Kapadokyan si i ftuar i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe ka publikuar drejtpërdrejt një performim në një balonë me ajër në kuadër të organizimit nga Agjencia e Turqisë për promovimin dhe zhvillimin e turizmit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas mbërritjes, Böhmer dhe ekipi i tij kryen përgatitjet në sheshin e ngritjes së balonës në rajonin Göreme në Nevşehir. Böhmer gjatë kësaj nuk është lënë vetëm nga të apasionuarit pas tij.
Böhmer u ngrit në ajër me balonën pas përgatitjeve për rreth 1 orë ku dhe ka performuar në ajër drejtpërdrejt për rreth 1.5 orë.
Në një deklaratë për gazetarët pas aktivitetit, Böhmer tha se "performanca në një balonë me ajër është projekti më i çmendur që ka realizuar deri më sot".
DJ dhe producenti gjerman, Ben Böhmer (foto) ka vizituar Kapadokyan si i ftuar i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe ka publikuar drejtpërdrejt një performim në një balonë me ajër në kuadër të organizimit nga Agjencia e Turqisë për promovimin dhe zhvillimin e turizmit. Pas mbërritjes, Böhmer dhe ekipi i tij kryen përgatitjet në sheshin e ngritjes së balonës në rajonin Göreme në Nevşehir. Böhmer gjatë kësaj nuk është lënë vetëm nga të apasionuarit pas tij. ( Alpaslan Körükcü - Anadolu Agency )
Ai bëri të ditur se ka hipur për herë të parë në një balonë. "Ishte një nga aktivitetet më të çmendura që kam bërë në jetën time. Jam shumë i lumtur. Kemi bërë përpjekje të mëdha. Që prej një viti kishim dëshirë të realizonim këtë fluturim. Si përfundim jam shumë i lumtur që e realizuam", tha Böhmer.
Në vazhdim Böhmer tha: "Kapadokya më pëlqeu shumë, ka gjëra shumë interesante. Realizuam një performancë shumë më të mirë sesa e prisja. Edhe lidhja direkte u realizua ashtu siç dëshiruam. U rekomandoj të gjithëve që të vizitojnë Kapadokyan. Për projektet e reja po pres që të përfundojë COVID-19".