Ferdi Türkten
30 Prill 2019•Përditësim: 30 Prill 2019
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të udhëtojë për vizitë në Turqi javën e ardhshme, njoftoi Presidenca e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi të Zyrës së Komunikimeve të presidencës në rrjetin social Twitter, shefi i Aleancës Veriatlantike dhe delegacioni i tij shoqërues do të realizojnë vizitë në Turqi më 6 maj.