Kerem Kocalar
20 Maj 2016•Përditësim: 20 Maj 2016
GAZIANTEP (AA) - Në operacionin e njësisë speciale anti-terroriste në një shtëpi në Gaziantep në juglindje të Turqisë, një terrorist i DAESH-it është arrestuar, ndërsa tjetri u hodh në erë duke aktivizuar mjetin shpërthyes që mbante në trup, raporton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori i Gaziantepit, Ali Yerlikaya për AA deklaroi se pjesëtarët e njësitit të specializuar anti-terrorist në orët e mbrëmjes së djeshme kanë kryer një operacion në një shtëpi në qarkun Hacibaba.
Gjatë operacionit, një terrorist, i cili besohet të ketë qenë pjesëtarë i DAESH-it, shpërtheu eksplozivin që kishte në trup.
"Një terrorist u arrestua i gjallë gjatë operacionit. Nuk pati të plagosur apo të vrarë në mesin e civilëve dhe as në radhët e pjesëtarëve të njësisë speciale. Janë marrë masa të rrepta të sigurisë në këtë rajon. Operacionet janë duke vazhduar", ka thënë Yerlikaya.