Orhan Onur Gemici
12 Nëntor 2020•Përditësim: 12 Nëntor 2020
Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Süleyman Soylu, njoftoi se në Tunceli është neutralizuar terroristi i PKK-së, İsmail Sürgeç, i cili ishte në listën e kuqe të të kërkuarve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në rrjetin social twitter, Soylu njoftoi se, "Një tjetër vizë në listën e kuqe. Gjatë një operacioni në Luginën Ahpanos, në Tunceli, u neutralizua një terrorist i cili po drejtonte aktivitetet në rajonin Tunceli, İsmail Sürgeç, me emrin e koduar ‘Yılmaz’. Urime heronjve tanë".
PKK është një organizatë separatiste në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian (BE) dhe SHBA.
Gjatë fushatës terroriste tre-dekadëshe kundër Turqisë, terroristët e PKK-së kanë vrarë të paktën 40 mijë njerëz. Forcat turke po kryejnë një luftë të gjerë kundër terroristëve të PKK-së brenda Turqisë, si dhe në veri të Sirisë dhe Irakut.