Eşber Ayaydın,Ferdi Uzun
15 Janar 2019•Përditësim: 15 Janar 2019
AYDIN (AA) - Në rajonin Kuşadası të qytetit Aydın, në Turqi, u shpëtuan nga një gomone gjysmë e mbytur 46 migrantë të parregullt dhe u gjet trupi i pajetë i një fëmije, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mësohet se komanda e sigurisë bregdetare pas marrjes së informacionit se një gomone me migrantë të parregullt kishte marrë ujë dhe ndodhej rreth 5 milje nga Kuşadası, dërgoi menjëherë në ndihmë 3 anije dhe një helikopter të sigurisë bregdetare.
Ekipet shpëtuan 46 migrantë si dhe gjetën trupin e pajetë të një vajze 4 vjeçare. Më pas migrantët e parregullt në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë u dërguan në spitalin shtetëror të Kuşadası.
"Janë shpëtuar 46 migrantë të parregullt të cilët u gjetën nga helikopteri i sigurisë bregdetare në orët e mëngjesit në një gomone gjysmë të mbytur, si dhe u gjet edhe trupi i pajetë i një prej emigrantëve. Sipas deklaratave paraprake të marra nga emigrantët e shpëtuar mësohet se nuk ka të humbur, por janë në vazhdim aktivitetet e kërkim shpëtimit në rajon", thuhet në një deklaratë nga komanda e sigurisë bregdetare.