Ali Semerci
05 Janar 2016•Përditësim: 05 Janar 2016
ENBAR (AA) - Forcat irakiane të sigurisë morën kontrollin mbi vendbanimin Bervane në qarkut Hadise të Enbarit i cili ishte në kontroll të organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të Ministrisë irakiane të Mbrojtjes thuhet se forcat irakiane për luftë kundër terrorizmit e kanë shpëtuar vendbanimin Bervane nga organizata terroriste DAESH duke i vrarë të gjithë militantët e DAESH-it të cilët ndodheshin në këtë vendbanim.
Drejtori i policisë në Bervane kapiteni Ziyad en-Nemravi në deklaratën për gazetarin e AA-së tregoi se vendbanimi Bervane është shpëtuar nga DAESH-i në operacionin e organizuar nga ana e fiseve të afërta me qeverinë dhe forcave irakiane, me mbështetjen ajrore të forcave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të.