Eshat Fırat
03 Gusht 2017•Përditësim: 03 Gusht 2017
JERUSALEM (AA) – Forcat izraelite kanë arrestuar 23 palestinezë në rajone të ndryshme të Jerusalemit Lindor dhe të Bregut Perëndimor, që ndodhen nën pushtim, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga policia izraelite thuhet se në bastisjet e realizuara në lagjet Vadi el-Xheviz, Ras el-Amud, Et-Tur dhe Bejt Hanina të Jerusalemit Lindor janë arrestuar 15 palestinezë.
Në deklaratë thuhet se ata që janë ndaluar akuzohen për "gjuajtjen e gurëve dhe të kokteji molotov kundër forcave policore."
Policia izraelite edhe 2 ditë më parë në operacionet e realizuar në Jerusalemin Lindor, i cili ndodhet nën pushtim, kishte ndaluar 33 palestinezë.
Vlen të përmendet se vala e arrestimeve në Jerusalemin Lindor ka filluar pas rezistencës së palestinezëve ndaj detektorëve metalikë të vendosur në portat e Al Aksa-së.
Në anën tjetër në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se mbrëmë në operacionet e realizuara në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor, janë ndaluar 8 palestinezë me pretendim se “janë përfshirë në akte terroriste”.
Forcat izraelite po ndalojnë palestinezët me pretendimet të ndryshme duke realizuar bastisje të shpeshta në shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.
Sipas të dhënave të zyrtarëve palestinezë, në burgjet izraelite ndodhen rreth 7 mijë palestinezë të burgosur.