Şerife Çetin
03 Gusht 2017•Përditësim: 04 Gusht 2017
BRUKSEL (AA) – Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, thotë se Turqia është një fqinj i rëndësishëm i BE-së dhe se negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE duhet të vazhdojnë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Juncker në një deklaratë për ueb faqen e lajmeve Politico me qendër në Bruksel, bëri vlerësime për politikat e jashtme të BE-së. “Përkundër kërkesës së Parlamentit Evropian, unë mendoj se nuk duhet të pezullohen negociatat mes të Turqisë dhe BE-së për anëtarësim”, thotë Juncker.
Duke vënë në dukje se Turqia është një fqinj i rëndësishëm i BE-së, Juncker thotë se Turqia duhet të qëndrojë në rrugën e anëtarësimit të BE-së.
“Brexit është si një dhimbje koke”
Juncker thotë se procesi i largimit të Britanisë nga BE-ja (Brexit) është kompleks dhe me probleme të shumta, duke e krahasuar atë me një “kokëdhimbje”.
Duke vënë në dukje se procesi Brexit nuk ka kthim mbrapa, Juncker thotë se “Hipoteza ime është se në qoftë se me problem, rezultati do të jetë Brexit”.
“Jemi në gjendje më të mirë se qeverisja e Trumpit”
Kryetari i Komisionit të BE-së Juncker bëri të ditur se “ka njoftuar” presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, që të mos nxisë anëtarët e tjerë si Britaninë që të largohen nga BE-ja dhe që në periudhën e fundit Trumpi nuk ka bërë thirrje të tilla.
Duke vënë në dukje se qeveria e Trumpit është “e çrregullt”, Juncker thotë se “Ne jemi në gjendje më të mirë se qeverisja e Trumpit. Kur përjetojmë ndonjë problem brenda BE-së ne përpiqemi ta zgjidhim atë duke biseduar, e jo duke e larguar atë nga pozita”.