Burak Karacaoğlu,Eşref Musa,Mohamad Misto
16 Janar 2018•Përditësim: 17 Janar 2018
IDLIB/AFRIN (AA) – Grupe të civilëve janë duke braktisur Afrinin në Siri në mes të tensioneve të rritura para operacionit të mundur ushtarak të Turqisë kundër PYD/PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të arritshme, familje të tëra, të cilat me vete kanë marrë gjëra të vogla personale, në orët e natës me automjete filluan të braktisin qytetin.
Dhjetëra automjete janë nisur drejt qytetit verior të Halepit, që është nën kontroll të regjimit sirian Bashar al-Assad.
Burime lokale pohojnë se nëpër rrugë ka më pak kalimtarë se zakonisht dhe se një numër i madh dyqanesh janë mbyllur.
Në qytet vërehet tension i madh për shkak të mundësisë së operacionit ushtarak të Turqisë mbi caqe të organizatës terroriste.
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se çdo moment mund të fillojë operacioni kundër organizatës terroriste PYD/PKK, e cila ka okupuar qytetin në afërsi të kufirit me Turqinë.