Alaattin Doğru
06 Mars 2020•Përditësim: 06 Mars 2020
Kameruni sot regjistroi rastin e parë të koronavirusit të ri Covid-19 në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë tha se bëhet fjalë për një shtetas francez 58-vjeçar i cili ka ardhur më 24 shkurt, rezultatet e të cilit kanë rezultar pozitive me virusin që ka përfshirë shumë shtete të botës.
Shtetasi francez, siç njoftohet, është vendosur në karantinë në Spitalin Qendror në kryeqytetin Yaounde.
Në kontinentin e Afrikes, krahas Kamerunit, koronavirusi është përhapur në Egjipt, Algjeri, Nigeri, Senegal, Tunizi, Afrikën e Jugut dhe Marok.